Dy skuadrat më të mëdha po kthehen në pistat e Formula 1

Formula 1

Dy skuadrat më të mëdha po kthehen në pistat e Formula 1

Më: 7 qershor 2020 Në ora: 14:15
Dy skuadrat më të mëdha të Formula 1 po kthehen në pistat e Formula 1

Dy skuadrat më të mëdha të Formula 1 po kthehen në pistat e Formula 1.

Mercedes dhe Ferrari kanë njoftuar për testet që do të zhvillojnë gjatë kësaj jave, para fillimit të sezonit 2020.

Formula 1 do të fillojë më 5 korrik në Spielberg të Austrisë, me Ferrari dhe Mercedes që shihen skuadra favorite.

Para kësaj date, dy gjigantët e F1 do të zbresin në pista për testet e tyre. Mercedes ka njoftuar se të martën dhe mërkurën do të ketë teste në pistën e Silverstone, transmeton lajmi.net.

Ferrari pritet të zbres në pistë mes 8 – 14 qershorit, në Fiorano. Charles Leclerc e Sebastian Vettel po planifikojnë teste private.

Testet do të jenë shumë të rëndësishme pas pauzës së gjatë që erdhi si obligim nga pandemia Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat