Hamilton: Edhe unë isha viktimë e racizmit, më kanë rrahur - Bota Sot
Hamilton: Edhe unë isha viktimë e racizmit, më kanë rrahur

Formula 1

Hamilton: Edhe unë isha viktimë e racizmit, më kanë rrahur

Më: 8 qershor 2020 Në ora: 14:13
Hamilton

Kampioni i padiskutueshëm i Formula 1, britaniku Lewis Hmailton, ka reaguar me një postim të gjatë në Instagram për temën e pabarazisë sociale, nxitur nga vrasja e George Floyd në Minneapolis.

“Po pyesja veten pse viti 2020 dukej kaq i dënuar që në fillim. Por unë po filloj të besoj se ky mund të jetë viti më i rëndësishëm i jetës sonë, kur ne, më në fund, mund të fillojmë të ndryshojmë shtypjen sistematike dhe sociale të minoriteteve. Thjesht duam të jetojmë, të kemi të njëjtat mundësi arsimore dhe të mos kemi frikë të ecim në rrugë, të shkojmë në shkollë ose në një dyqan. Ne e meritojmë si të gjithë të tjerët. Barazia është themelore për të ardhmen tonë, nuk mund të ndalemi së luftuari këtë luftë”.

Ajo që ndodhi në këto ditë, i solli në mendje gjashtë herë kampionit të botës disa episode të lidhura me fëmijërinë e tij.

“Kam folur shumë pak për përvojat e mia personale, sepse u mësova për t’i mbajtur të fshehta, për të mos treguar dobësi dhe për të mos ndikuar kur jam në pistë. Kam qenë viktime e bullizmit, më kanë ngacmuar dhe rrahur dhe mënyra e vetme për ta luftuar këtë sjellje ishte të mësoja të mbrohesha, kështu që unë praktikoja karate. Efektet negative psikologjike nuk mund të maten. Faleminderit Zotit që pata babanë tim, një figurë të fortë të zezë, ku mund të mbështetesha dhe që do të qëndronte krah meje.”

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat