Michael Schumacher sërish në sallën e operacionit - Bota Sot
Michael Schumacher sërish në sallën e operacionit

Formula 1

Michael Schumacher sërish në sallën e operacionit

Më: 10 qershor 2020 Në ora: 18:09
Michael Schumacher

Shëndeti i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, ende mbetet një sekret për të gjithë.

Familja nuk ka dashur të zbulojë asgjë për shëndetin e Michael, që nga koha e aksidentimit në dhjetor të vitit 2013 në Alpet e Francës teksa po skijonte.

Kanë qenë miqtë e tij, Jean Todt dhe Felippe Massa që kanë folur shumë pas për Michael, por ka zbuluar detaje të rëndësishme, pas vizitave që kishin në shtëpinë e familjes së tij.

Në Itali raportojnë se Michael Schumacher mund të rikthehet në sallën e operacionit për t’iu nënshtruar një transfuzioni të qelizave burimore.

Një ndërhyrje të njëjtë Schumacher e kishte bërë edhe në tetor të vitit 2019.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat