Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të rigjeneruar sistemin e tij nervor 6 vjet pas aksidentit - Bota Sot
Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të rigjeneruar sistemin e tij nervor 6 vjet pas aksidentit

Formula 1

Schumacher do t’i nënshtrohet një operacioni tjetër për të rigjeneruar sistemin e tij nervor 6 vjet pas aksidentit

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 09:55
Michel Schumacher

Kanë kaluar më shumë se 6 vjet kur Michel Schumacher pësoi një aksident ndërkohë që po bëntë ski. Ky aksident i shkaktoi një dëm në tru dhe ka rënë në koma.

Për shërimin e tij, duhet të kryhet edhe një operacion tjetër. Dr Philippe Menasche i cili vlerësohet si “pionier në kirurgjinë qelizore” do të jetë përgjegjësi i këtij operacioni.

Menasche ishte gjithashtu përgjegjës për një operacion të ngjashëm që i bëri Schumacher vitin e kaluar. Sipas Menasche qëllimi i operacionit është që të rigjenerohet sistemi nervor i Michael.

Dr Nicola Acciari është shprehur se Michael Schumacher vuan nga atrofia e muskujve dhe osteoporoza. Të dyja këto kushte lindin për shkak të mungesës së aktivitetit fizik.

“Gjatë 20 viteve të fundit, shkenca ka bërë përparim të madh në fushën e trajtimit të qelizave burimore. Por kjo nuk ndryshon faktin që ne ende dimë pak rreth trurit të njeriut. Ne nuk jemi në gjendje të themi se çfarë do të sjellë ky trajtimi”, është shprehur Acciari.

Familja e Schumacher nuk ka dashur të zbulojë asgjë për shëndetin e tij për vite me rradhë, dhe mediat nuk lejohen që të raportojnë për shëndetin e tij mjekësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat