Vettel lider në vitin e lamtumirës?

Formula 1

Vettel lider në vitin e lamtumirës?

Më: 18 qershor 2020 Në ora: 15:49
Vettel lider në vitin e lamtumirës?

Polemikat e lindura sezonin e kaluar te Ferrari mes pilotëve Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc, që disa herë patën përplasje në pistë, kanë krijuar sërish panik te drejtuesit e “kokëkuqes”. Sidomos tani që piloti gjerman do të largohet nga Ferrari në fund të sezonit të Formula 1.

“Ajo që ndodhi vjet ka qenë e rëndësishme për të gjithë ne, sidomos për pilotët. E kemi diskutuar dhe analizuar këtë problem. E përsëris, për ne përparësi ka skuadra, ka emri Ferrari, gara për konstruktorë, që për ne është thelbësore”, tha Mattia Binotto.

Më tej, drejtori sportiv i Ferrarit shtoi: “Ata janë të lirë të garojnë në pistë, por kjo nuk do të thotë që ne nuk do të aplikojmë urdhërat në interes të skuadrës.

Nëse skuadra ecën mirë edhe pilotët do të kenë avantazhet e tyre. Ata janë të dy inteligjentë dhe mendoj se kanë më shumë besim mes tyre, me skuadrën dhe kjo do të na vlejë këtë sezon”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat