Jean Todt flet për gjendjen e Schumacherit - Bota Sot
Jean Todt flet për gjendjen e Schumacherit

Formula 1

Jean Todt flet për gjendjen e Schumacherit

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 14:40
Jean Todt flet për gjendjen e Schumacherit

Pavarësisht se Michael Schumacher u largua nga Ferrari në vitin 2006 dhe më pas u rikthye te Mercedes në vitin 2010, presidenti aktual i FIA, Jean Todt, ka mbetur shumë i lidhur me pilotin gjerman. Ai mbetet një nga personat e paktë që ka informacion për gjendjen e tij shëndetësore, një dyshe që shkroi historinë e Formula 1.

“Në vitet 1997 dhe 1998 humbëm titullin në garën e fundit. Edhe në vitin 1999, por të paktën fituam atë për konstruktorë. Më pas erdhën vitet më të bukura. Nëse nuk ia dolëm dot më parë të fitonim kjo ndodhi pasi nuk kishim një harmoni brenda skuadrës”, tha Todt.

Duke folur për gjendjen aktuale shëndetësore të pilotit gjerman, Todt shtoi: “Unë lutem gjithnjë për Michael. Kur shoh Hamilton që i afrohet rekordit të 7 titujve më zgjohen gjithnjë kujtimet e asaj periudhe.

Por rekordet janë bërë për t’u thyer dhe kohët sot janë ndryshe nga ajo e Schumacher”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat