Vite më parë humbi të dyja këmbët, ish-piloti i Formula 1 po lufton me jetën pas aksidentit të djeshëm

Formula 1

Vite më parë humbi të dyja këmbët, ish-piloti i Formula 1 po lufton me jetën pas aksidentit të djeshëm

Më: 20 qershor 2020 Në ora: 13:21
Formula 1

Në vitin 2001 humbi të dyja këmbët pas një aksidenti me veturë të garave në kampionatin “Champ Car”.

Italiani, Alex Zanardi dje pësoi një tjetër aksident, pasi ishte duke kaluar me biçikletën për personat me nevoja të veçante, u përplas me një kamion.

Gjendja e tij nuk duket të jetë e mirë, pasi ka pësuar dëmtime të shumta në sistemin nervor.

Ai menjëherë dje iu nënshtrua një ndërhyrjeje neurokirurgjikale, derisa Drejtoria e Shëndetit në “Au Senese” raporton se 53-vjeçari po mbahet nën kujdes intensiv.

Parametrat hemodinamikë dhe metabolikë janë në rregull, por që dëmet neurologjike janë evidente, andaj stafi mjekësor po bën maksimumin që ta shpëtojë plotësisht pacientin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat