Super Bottas, fiton garën

Formula 1

Super Bottas, fiton garën

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:21
Super Bottas, fiton garën

Formula 1 është rikthyer me emocione të mëdha. Valtteri Bottas ka triumfuar në çmimin e madh të Austrisë. Piloti i Mercedes ka dominuar provat e lira dhe nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren e tij në këtë garë.

Vendi i dytë në podium shkoi për djaloshin e Ferrarit Leclerc. Ky i fundit e nisi garën nga vendi i shtatë, por fati ishte me të me daljen nga gara të rivalëve të tij, por dhe penalizimeve të tyre. Vendi i tretë shkon për Norris, i cili arrin për herë të parë në karrierë të ngjitet në podium.

Humbësi i madh është Lewis Hamilton. Anglezi zhvilloi një garë të mirë sepse e nisi nga vendi i pestë pas penalizimit të marrë në provat e lira dhe ia doli të arrinte në vendin e dytë. Ai rivalizoi me shokun e tij Bottas, por momenti vendimtar ishte kontakti me Albion. Kampioni i botës e nxori nga pista dhe u penalizua me 5 sekonda, shkruan telesport.

Kjo bëri që Hamilton ta mbyllë në vendin e katërt. Vetëm vendi i 10 për Vettel që kaloi një garë me shumë probleme. Zhgënjen Max Verstappen që lihet në baltë nga makina e tij Red Bull. Belgu doli nga gara në xhiron e 14 sepse makina e tij nuk i përgjigjej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat