Rossi në MotoGP deri në moshën 43-vjeçare!

Formula 1

Rossi në MotoGP deri në moshën 43-vjeçare!

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 12:48
Rossi në MotoGp deri në moshën 43-vjeçare!

Pas muajve të tërë pritjeje dhe shumë heshtjeje, kampionati Botëror i Moto Gp do të rikthehet dhe do ta bëjë këtë me një lajm bombë, legjenda vazhdon!

Sipas asaj që raporton Gazzetta Dello Sport, Valentino Rossi do të jetë pjesë e Moto Gp deri në moshën 43-vjeçare, pasi shumë shpejt do të firmosë me skuadrën Petronas për 2 sezone.

Kontrata e Rossit do të nisë në vitin 2021 me opsion rinovimi edhe për Botërorin e vitit 2022.

Zyrtarizmi do të vijë në pistën e Jerez në datën 19 korrik ndërsa shok skuadre i Doktorit do të jetë italiani i talentuar Franco Morbidelli.

Yamaha zyrtare në vitin 2021 në vend të Rossit do të ketë në skuadër Fabio Quartararon ndërkohë që Rossi do të kalojë te skuadra satelite Petronas, shkruan supersport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat