Doornbos: Kam frikë se Sainz do të pendohet - Bota Sot
Doornbos: Kam frikë se Sainz do të pendohet

Formula 1

Doornbos: Kam frikë se Sainz do të pendohet

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 16:01
Doornbos: Kam frikë se Sainz do të pendohet

Spanjolli Carlos Sainz e ka nisur mirë sezonin 2020 të Formula 1 me makinën McLaren (13 pikë pas dy garave të para).

Vitin tjetër ai do të garojë me Ferrarin, por ndoshta spanjolli nuk ka bërë lëvizjen e duhur, duke parë problemet që ka makina italiane këtë sezon.

“Sainz, nga gara në garë, po afrohet drejt formës së tij më të mirë. Unë e kuptoj se çdo pilot në Formula 1 është i lumtur kur piloton një Ferrari, por ai mund të mos ndihet komod aty, duke parë gjendjen e makinës italiane”, tha Robert Doornbos, ish-piloti holandez i Minardi në F1.

“Kam frikë se Sainz do të pendohet për zgjedhjen që ka bërë, pasi McLaren po kthehet në majën e Formula 1, ndërsa Ferrari është shumë pas. Makina italiane ka shumë probleme që nuk po arrin t’i zgjidhë”, tha Robert Doornbos, që ka pilotuar në Formula 1 në vitet 2005-2006.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat