Leclerc pranon krizën

Formula 1

Leclerc pranon krizën

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 12:51
Leclerc pranon krizën

Pas dështimit total të Ferrarit në garën e zhvilluar në Austri pak ditë më patrë, makina italiane kërkon të hakmerret në sfidën e radhës. Këtë të diel garohet në Hungari, një pistë e konsideruar e favorshme për “kokëkuqen”, që synon të dalë nga kriza.

“Mezi pres të rikthehem në makinë. Garojmë në Hungaroring, një pistë që më pëlqen, pasi është teknike. Por është një pistë ku gabimi të kushton shtrenjtë, sidomos për sa i përket xhiros së shpejtë”, tha Leclerc, që analizon garën e radhës.

“E pranoj që vijmë nga një moment i vështirë, ndaj na duhet një shkundje e fortë për të dalë nga kjo situatë.

Ndaj, një paraqitje e mirë në Hungari na ndihmon shumë. Garë që vjen në momentin e duhur, për të fituar e kaluar krizën”, tha ferraristi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat