Marquez regjistron kohën më të mirë

Formula 1

Marquez regjistron kohën më të mirë

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:30
Marquez regjistron kohën më të mirë

Marc Marquez me Honda regjistroi kohën më të mirë sot, në ditën e dytë të provave të lira në Moto GP, të zhvilluara në pistën spanjolle të Jerez.

Spanjolli dha kohën 1’37”350 gjatë sesionit të paradites, koha më e mirë, ndërsa gjatë pasdites kohën më të mirë e regjistroi italiani Franco Morbidelli me Yamaha Petronas (1’38”125).

Yamaha Petronas u paraqit mirë edhe me francezin Fabio Quartararo, që ishte i dyti në të dyja sesionet.

Në vështirësi Valentino Rossi, që në sesionin e dytë u klasifikua në vendin e 20-të, shumë larg kreut, ndërsa shoku i tij i skuadrës Maverick Vinales u rendit në vendin e shtatë. Nesër zhvillohen provat zyrtare e të dielën gara e parë sezonale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat