Vettel emocionon me fjalët e tij

Formula 1

Vettel emocionon me fjalët e tij

Më: 18 korrik 2020 Në ora: 17:33
Vettel emocionon me fjalët e tij

Piloti katër herë kampion i botës, Sebastian Vettel, do të largohet në fund të sezonit nga Ferrari. Gjermani ka folur pa doreza dhe ka pranuar se ka dështuar me skuderinë italiane. Ai tregon se e kishte ëndërr të pilotonte makinën “Kokëkuqe” dhe nga legjenda Schumacher, madje e donte një titull për të, por nuk ia ka dalë mbanë.

“Objektivi im ka qenë të fitoja Botërorin me Ferrarin, por nuk ia kam arritur. Në këtë prizëm, mund të them që kam dështuar. Gjithsesi, kemi kaluar vite të bukura së bashku dhe nuk pendohem për asgjë.

“Mendoj se jam aq i pjekur për të kuptuar se çfarë nuk ka funksionuar dhe për të vazhduar përpara. Ferrari ka qenë gjithmonë ëndrra ime e madhe. Gjithmonë jam frymëzuar në rininë time nga Schumacher, i cili mbetet një markë tërheqëse dhe më i miri i historisë.

“Shpresoj t’i hiqja ndonjë titull Hamiltonit, në mënyrë që rekordi i Schumacher të zgjaste më shumë. Për fat të keq, tani nuk jemi më në gjendje për të frenuar Lewis. E doja një titull te Ferrari, për veten time dhe për Schumacher. Mëkat që nuk funksionoi“, – tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat