Tre fitore në tre gara

Formula 1

Tre fitore në tre gara

Më: 22 korrik 2020 Në ora: 11:46
Tre fitore në tre gara

Sezoni 2020 në Formula 1 duket se do të jetë i gjithi në shenjën e Mercedes. Në 3 garat e para sezonale kanë triumfuar pilotët e Mercedes, një herë Valtteri Bottas e dy herë Lewis Hamilton. Ky i fundit është projektuar drejt titullit të 7-të kampion bote për pilotë dhe i vetmi që mund ta ndalë është shoku i tij i skudrës.

Asnjë nga makinat e tjera nuk është në gjendje të ndalë makinën gjermane.

Ferrari është vite dritë larg dhe rivali më i fortë duket Red Bull, e më pas vijnë McLaren e Racing Point. Çka tregon se titulli kampion për konstruktorë është i hipotekuar që tani në favor të Mercedes, që po dominon prej vitesh në Formula 1.

“Është një kënaqësi kur sheh se makinat tona fitojnë çdo garë dhe i kemi të dy pilotët thuajse gjithnjë në podium. Ky është një rezultat i mirë për skuadrën tonë. Largohemi nga Hungaria me 3 fitore në 3 gara, makin është e shpejtë, por e dimë që duhet të punojmë për të ruajtur këtë ritëm”, tha Toto Wolff, shefi i Mercedes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat