Në pistën e Jerez, në Spanjë, janë zhvilluar sot provat e lira, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Andaluzisë, gara e dytë sezonale në Moto GP. Në këtë pistë u zhvillua të dielën e kaluar edhe gara e parë sezonale.
Më i shpejti në provat e lira ishte spanjolli Maverick Vinales me Yamaha, që dha kohën 1’37”063. Në vendin e dytë u rendit shoku i tij i skuadrës, italiani Valentino Rossi, që ishte 142 të mijëtat më i avashtë.
Motori Yamaha dukej në formë, ndërkohë që i tretë u klasifikua Brad Binder me KTM. Kampioni i botës në fuqi, Marc Marquez, i operuar të martën, nuk zbriti në pistë në këto prova, ndërsa vëllai dhe shoku i tij i skuadrës te Honda, Alex Marquez, u rendit i 15-ti.
Dobët u paraqit edhe motori Duvcati, ku Dovizioso u klasifikua në vendine 10-të e Petrucci i 16-ti. Francezi Fabio Quartararo, fitues në garën e parë, u rendit në vendin e 13-të, gati një sekondë më i avashtë se kreu.