Vettel: Në Formula 1 gjërat lëvizin shumë shpejt

Formula 1

Vettel: Në Formula 1 gjërat lëvizin shumë shpejt

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 14:45
Vettel: Në Formula 1 gjërat lëvizin shumë shpejt

Sebastian Vettel, 4 herë kampion bote në Formula 1, do të largohet nga Ferrari në fund të këtij sezoni. Piloti gjerman dështoi të shpallet kampion me “kokëkuqen” dhe do t’i lërë vendin Carlos Sainz.

Në një intervistë për Sky Sports”, ai shprehet: “Unë jam një njeri që shoh përpara. Nuk më pyetën, por kur merret një vendim ai duhet zbatuar dhe unë jam një profesionist në këtë drejtim”.

“Gjithsesi, mendoj se e gjithë kjo situatë që u krijua me të ardhmen time mund të ishte menaxhuar ndryshe nga Ferrari, por… Unë do të jap maksimumin për Ferrarin këtë vit. Kjo është një markë e madhe, një skuadër e madhe”, tha Vettel.

“Ndaj, e respektoj vendimin e tyre, duke u përpjekur të marr më të mirën këtë sezon në këtë situatë të vështirë”, tha piloti gjerman. Duke folur për të ardhmen ai tha: “Në Formula 1 gjërat lëvizin shumë shpejt, ndaj të shohim se si do të evoluojë situata, pasi njerëzit ndryshojnë shpejt mendim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat