Nuk ka Formula 1 në tri shtete

Formula 1

Nuk ka Formula 1 në tri shtete

Më: 24 korrik 2020 Në ora: 16:59
Nuk ka Formula 1 në tri shtete

Drejtuesit e Formula 1 kanë hequr dorë nga mbajtja e garave të Kampionatit Botëror këtë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Brazil dhe në Meksikë, vende që janë ndër më të goditurat nga pandemia e shkaktuar nga koronavirusi, njoftoi mediumi britanik BBC.

Duke pasur parasysh situatën aktuale në lidhje me përhapjen e koronavirusit, udhëheqja e F1 beson se do të ishte e papërgjegjshme të organizohej Grand Prix në SHBA, Brazil dhe Meksikë.

Në vend të kësaj, garat janë planifikuar në tokën evropiane, që të mbahen garat në pista si në Imola të Italisë, në Nürburgring të Gjermanisë dhe në Portimao të Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat