Koronavirusi hyn në Formula 1, Sergio Perez rezulton pozitiv - Bota Sot
Koronavirusi hyn në Formula 1, Sergio Perez rezulton pozitiv

Formula 1

Koronavirusi hyn në Formula 1, Sergio Perez rezulton pozitiv

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 22:37
Sergio Perez rezulton pozitiv

Tashmë koronavirusi është “futur” dhe tek garat e shpejtësisë të Formula 1.

Piloti i Racing Point, Sergio Perez rezultoi pozitiv me koronavirus pasditen e sotme (30 korrik).

Këtë e ka bërë të ditur vetë ekipi i Racing Point me një postim në faqen e tyre zyrtare.

Perez nuk ishte prezent në konferencën e ditës së sotme përpara Çmimit të madh të Britanisë.

Ai nuk do të garojë të dielën teksa do të lërë vetëm shokun e tij të ekipit Lance Stroll.

Deri më tani nga testet e kryera në ekip, nuk ka rezultuar pozitiv asnjë tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat