Vettel firmos kontratën 3-vjeçare?

Formula 1

Vettel firmos kontratën 3-vjeçare?

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 18:11
Vettel firmos kontratën 3-vjeçare?

Sipas të të përditshmes “Gazzeto dello Sport”, Sebastian Vettel, në 3 vitet e ardhshme do të drejtojë makinën e skuadrës “Aston Martin”.

E përditshmja italiane, raporton se Vetteli ka firmosur kontratën 3 vjeçare me ekipin e ri, i cili i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara, të cilët piloti gjerman I ka kërkuar nga Ferrari.

Ish kampioni i botës në mesin e muajit maj, shpalosi lajmin se do të drejtojë makinën e Ferarrit deri në fund të sezonit, dhe përmendej se mund të kalojë te skuadra e Mercedesit.

Mirëpo skuadra gjermane sot konfirmoi pilotin e dytë, Valteri Botas për sezonin e ardhshëm dhe vazhdon bisedimet me Luis Hamiltonin për kontratën e re.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat