Marquez do të mungojë në garën e Austrisë

Formula 1

Marquez do të mungojë në garën e Austrisë

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 12:21
Marquez do të mungojë në garën e Austrisë

Kampioni në fuqi, Marc Marquez, do të mungojë edhe fundjavën e ardhshme në Moto GP. Lajmin për mungesën e pilotit spanjoll në Grand Prix të Austrisë, e konfirmoi vet skuadra e “Honda”.

Piloti do të zëvendësohet nga Stefan Bradl, por nuk përjashtohet rikthimi i Mark Markezit në garën e dytë në ‘Red Bull Ring Race’.

Marquez ka dëmtuar shpatullën pas një përplasje të rrezikshme në Grand Prixin e Spanjës në Herez.

Kujtojmë se në Moto GP aktualisht prinë Fabio Kuartararo me 59 pikë, kurse kampioni në fuqi, Mark Markez nuk ka regjistruar asnjë pikë, si pasojë e lëndimit të pësuar në garën hapëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat