Gara me tifozë

Formula 1

Gara me tifozë

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 12:20
Gara me tifozë

Dy garat e botërorit 2020 të Moto GP që do të zhvillohen në pistën e Misano (Itali) më 13 dhe 20 shtator do të zhvillohen me publik. Autoritetet lokale kanë marrë vendimin për të hapur pjesërisht dyert për publikun.

Pista që mban emrin e “Marco Simoncelli” ka një kapacitet që shkon deri në 110 mijë shikues, por për garën do të lejohen vetëm 10 mijë tifozë. Ulja do të jetë vetëm në tribuna duke zbatuar protokollin e sigurisë anti-Covid dhe jo në zonat me bar afër pistës.

Është vendosur që organizatorët e garës të ruajnë për dy javë listat me emrat e atyre që do të blejnë një biletë, për t’i kontaktuar në çdo rast që do të evidentohet ndonjë person pozitiv me Covid-19.

Kjo pistë është pak kilometra larg shtëpisë së pilotit legjendar Valentino Rossi, që do të garojë kështu përpara fansave të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat