Asnjë garë jashtë Europës

Formula 1

Asnjë garë jashtë Europës

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 11:37
Asnjë garë jashtë Europës

Botërori 2020 i Moto GP do të përfundojë me një garë shtesë, ajo që do të zhvillohet më 22 nëntor, në pistën e Portimao, në Portugali. Lajmin e konfirmoi Dorna, kompania që menaxhon garat e motoçiklizmit.

Kalendari i mëparshëm parashikonte mbylljen e sezonit më 15 nëntor, në Valencia, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë traditë. Gjithsesi, Dorna ka siguruar edhe një garë shtesë në Portugali, duke e çuar në 14 numrin total të garave për këtë sezon.

Të gjitha garat e këtij sezoni do të zhvillohen në Europë, duke anulluar të gjitha garat jashtë kontintetit të vjetër.

Kalendari i garave të mbetura të Moto GP (2020)

16 gusht, Spielberg (Austri)

23 gusht, Spielberg (Austri)

13 shtator, Misano (Itali)

20 shtator, Misano (Itali)

27 shtator, Barcelona (Spanjë)

11 tetor, Le Mansh (Francë)

18 tetor, Aragon (Spanjë)

25 tetor, Aragon (Spanjë)

8 nëntor, Valencia (Spanjë)

15 nëntor, Valencia (Spanjë)

22 nëntor, Portimao (Portugali)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat