Hamilton në “pole”, Ferrari në krizë

Formula 1

Hamilton në “pole”, Ferrari në krizë

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 16:15
Hamilton në “pole”, Ferrari në krizë

Lewis Hamilton me Mercedes siguroi sot pasdite “pole position” në pistën spanjolle të Montmelo (Barcelonë), të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Spanjës në Formula 1, gara e gjashtë sezonale.

Piloti britanik dha kohën 1’15”584, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, finlandezin Valtteri Bottas. Sërish dominim i makinës gjermane, me të dy pilotët e saj në vijën e parë të startit të garës së nesërme (ora 15:10).

I treti u kualifikua holandezi Max Verstappen me Red Bull, që në vijën e dytë të nisjes do të jetë së bashku me meksikanin e Racing Point, Sergio Perez. Zhgënjen Ferrari, në vendin e 9-të me Charles Leclerc, më shumë se 1 sekondë nga Mercedes.

Provat e sotme konfirmuan krizën e Sebastian Vettel me Ferrari, i 11-ti nesër në start, duke mos u kualifikuar dot për në fazën finale të provave zyrtare. Mirë u paraqitën në provat e sotme makinat Racing Point dhe McLaren, në “top-10”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat