Hamilton nuk lejon befasi në Çmimin e Spanjës, thyen rekordin e Schumacher

Formula 1

Hamilton nuk lejon befasi në Çmimin e Spanjës, thyen rekordin e Schumacher

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 16:54
Hamilton

E nisi i pari dhe e mbaroi po në të njëjtën pozitë. Lewis Hamilton nuk lejoi befasi në Çmimin e Madh të Spanjës, duke marrë vendin e parë.

Piloti britanik arriti fitoren e katërt këtë sezon dhe duket se po shkon afër kurorëzimit me titullun e shtatë në karrierë. Piloti i Mercedes theu rekordin e legjendarit Michael Schumacher, duke arritur podiumin e 156.

Max Verstappen i Red Bull zuri pozitën e dytë ndërsa homologu i Hamilton te Mercedes, Valterri Bottas përfundoi në podium.

Ferrari konfirmoi edhe një herë problemet me makinën, me Sebastian Vettel që mbylli garën në pozitën e shtatë.

Renditja e 10 pilotëve të parë:

1: Hamilton

2: Verstappen

3: Bottas

4: Perez

5: Stroll

6: Sainz

7: Vettel

8: Albon

9: Gasly

10: Norris. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat