Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari

Formula 1

Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari

Më: 3 shtator 2020 Në ora: 12:41
Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari

Makina italiane Alfa Romeo Racing, që garon në Formula 1, synon të sjellë në këtë sport Mick Schumacher, djalin e 7 herë kampionit të botës Michael Schumacher. Për këtë arsye, palët kanë rënë dakord që piloti 21-vjeçar të testojë makinën Alfa Romeo në fund të këtij sezoni, para se të nënshkruajë për vitin 2021.

Mick Schumacher aktualisht garon në Formula 2 me makinë Prema dhe ndodhet në vendin e katërt të renditjes së përgjithshme. Në dy garat e fundit, në Barcelona dhe SPA, ai është klasifikuar i treti, duke bërë paraqitje të mira.

Frederic Vasseur, shefi i Alfa Romeo, tha: “Mick do ta ketë një shans për ta provuar makinën tonë. Kjo gjë do të ndodhë para se të përfundojë ky sezon. Gjithsesi, nuk do të nxitohemi, pasi tani Mick po duelon për titullin në Formula 2 dhe ka ende 6 gara deri në fund të sezonit”.

Mick Schumacher është pjesë e Akademisë Ferrari, që ka marrëdhënie të ngushta me Alfa Romeo. Debutimi në Formula 1 me makinën “e vogël” italiane mund të jetë një shans i mirë për 21-vjeçarin, që më pas mund të kalojë te Ferrari, ashtu sikurse bëri edhe babai i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat