Di Montezemolo ka kërkuar pak fjalë e shumë punë

Formula 1

Di Montezemolo ka kërkuar pak fjalë e shumë punë

Më: 8 shtator 2020 Në ora: 11:50
Di Montezemolo ka kërkuar pak fjalë e shumë punë

Ish-presidenti i Ferrarit, Luca di Montezemolo, njeriu që ngriti “kokëkuqen” në majat e këtij sporti në kohën e Michael Schumacher, ka folur për gjendjen e mjerueshme që po kalon makina italiane. Ai ka kërkuar pak fjalë e shumë punë.

“Për ata që duan të mirën e Ferrarit, dhe unë jam një nga ata, në këtë moment të vështirë është më mirë të heshtim”, tha Montezemolo.

“Duhet të shpresojnë që në prag të garës së ardhshme, që është gara nr.1000 e Ferrarit në Formula 1, makina të jetë në gjendje të duelojë për fitore.

Ferrari në të shkuarën ka treguar shpesh se është në gjendje të kalojë momentet e vështira”, tha Montezemolo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat