Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit

Formula 1

Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit

Më: 9 shtator 2020 Në ora: 11:01
Rossi do të tërhiqet në fund të sezonit

Në Gjermani janë të bindur: Valentino Rossi do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

Piloti italian i Yamaha i përfundon kontrata me motorin japonez dhe pritet të kalojë te Yamaha Petronas, por duket se ai ka vendosur të largohet përfundimisht nga Moto GP.

Sipas mediave gjermane, te Yamaha Petronas do të shkojë një tjetër pilot italian, Andrea Dovizioso, që do të largohet nga Ducati në fund të këtij sezoni. Për momentin ky lajm nuk ka asnjë konfirmim, ndërkohë që vetë Rossi, pak kohë më parë, pat deklaruar se me 99% do të shkojë te Yamaha Petronas.

Gjithsesi, ende nuk ka asnjë firmë në kontratë për Rossi, tashmë 42 vjeç, por pritet që brenda shtatorit ai të zyrtarizojë të ardhmen e tij: Të vazhdojë të garojë në Moto GP apo do të tërhiqet nga sporti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat