Vettel te Aston Martin në 2021-in!

Formula 1

Vettel te Aston Martin në 2021-in!

Më: 10 shtator 2020 Në ora: 12:48
Vettel te Aston Martin në 2021-in!

Postimi i Sergio Perez në orët e vona të mbrëmjes së të mërkurës ku bënte me dije largimin nga Racing Point në fund të sezonit të vitit 2020 të Formula 1 ka shuar edhe dyshimet e fundit që ekzistonin.

Tashmë gjithçka është bërë zyrtare, në vitin 2021 Sebastian Vettel do të garojë me skuadrën e Aston Martin në Formula 1.

Gjermani do të jetë nga pilotët e skuadrës së famshme që rikthehet në këtë sport pas një mungese të gjatë tashmë jo më si partner komercial i Red Bullit por me një skuadër të sajën.

Aston Martin do të marrë vendin e Racing Point në Formula 1 dhe pritet të jetë një skuadër kompetitive që mund të garojë për vendet e para të klasifikimit. Martesa mes Vettel dhe Aston Martin ishte bërë publike prej kohësh nga mediat ndërkombëtare edhe pse palët kanë dashur të përgënjeshtrojnë gjithçka por tashmë nuk ka më dyshime në 2021-in, 4-herë kampioni i botës do të garojë me skuadrën angleze aty ku do të tentojë të rikthehet në nivelet më të larta pas një periudhe të vështirë me shumë ulje ngritje te Ferrari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat