Befason Ferrari

Formula 1

Befason Ferrari

Më: 11 shtator 2020 Në ora: 18:38
Befason Ferrari

Në pistën e Mugello (Itali) është zhvilluar sesioni i parë i provave të lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Toscana në Formula 1.

Ashtu sikurse pritej, makina Mercedes ishte më e shpejta, duke u klasifikuar në vendin e parë.

Kohën më të shpejtë, 1’17”879 e dha finlandezi Valtteri Bottas, i cili la pas Max Verstappen me Red Bull, me 48 të mijëtat më shumë. Surprizë vendi i tretë i Charles Leclerc me Ferrari, me 3 të dhjetat më shumë, ndërsa i katërti doli Lewis Hamnilton me makinën tjetër Mercedes.

Ferrari dukej komod në pistën e shtëpisë së tij, teksa Leclerc bëri një paraqitje të mirë, por jo Vettel, që u rendit i 13-ti, me 1.3 sekonda më shumë se Bottas. Të shtunën do të zhvillohen provat zyrtare (ora 15:00) dhe të dielën gara (ora 15:10).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat