Rossi: Situata është ajo e tri javëve më parë

Formula 1

Rossi: Situata është ajo e tri javëve më parë

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 11:32
Rossi: Situata është ajo e tri javëve më parë

Piloti italian Valentino Rossi ka hedhur poshtë spekulimet se ai do të tërhiqet nga sporti në fund të këtij sezoni.

42-vjeçari do të largohet nga Yamaha në fund të këtij sezoni, por jo nga sporti.  Ai ka konfirmuar se është pranë nënshkrimit me Yamaha Petronas.

“Situata është ajo e tri javëve më parë, kur u ndal sezoni prej pushimeve. Me Yamaha kam kohë që bisedoj, duhen mbyllur edhe disa detaje të vogla. Me 99 % do të garoj me Yamaha Petronas sezonin tjetër. Ndoshta në Barcelona, pas 10 ditësh, do të bëjë zyrtar vendimin tim”, ka thënë Rossi.

“Ndoshta dikush shpreson që unë të mos qëndroj më në Moto GP. Lajmi i pensionit tim do të ishte një lajm i madh, ndaj dikush e ka shpikur për të qenë më i lexueshëm në media. Këtu nuk ka asgjë të vërtetë. Do të vazhdoj të garoj”, ka shtuar Rossi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat