Hamilton “pole” edhe në Mugello

Formula 1

Hamilton “pole” edhe në Mugello

Më: 12 shtator 2020 Në ora: 17:34
Hamilton “pole” edhe në Mugello

Leëis Hamilton siguroi në Mugello “pole position”numër 95 në karrierë, duke mposhtur shokun e tij të skuadrës, Valtteri Bottas, me 59 të mijtat e sekondës. Red Bulli monopolizoi vijën e dytë të nisjes me Max Verstappen të tretin, pas të cilit kohën më të mirë e kishte Alexander Albonr.

Pas sundimtarëve (njëvendëshet e Mercedesit) dhe sfiduesve të tyre makinat Red Bull) është Ferrari i Charles Leclerc, i cili do të ndajë rreshtin e dytë me makinën Racing Point të Lance Stroll. Vazhdon të zhgënjejë Sebastian Vettel, që do ta nisë garën për Çmimin e Madh të Toskanës, në Itali, nga rreshti i shtatë.

Nuk mundi të bënte më shumë Valtteri Bottas i cili, pasi shkëlqeu në renditjen e kohëve në provat e lira, nuk arriti të linte pas Hamilton në provat zyrtare për vetëm 59 të mijtat.

Piloti britanik tani mund të synojë fitoren e 90-të në karrierë, vetëm një më pak se legjenda Michael Schumacher.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat