Valon Jaha është fitues i garës së dytë

Formula 1

Valon Jaha është fitues i garës së dytë

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 22:41
Valon Jaha është fitues i garës së dytë

Valon Jaha është fitues i garës së dytë në disiplinën e auto sllallomit, në kuadër të Kampionatit të Kosovës, e cila u mbajt në pistën e vjetër të aeroportit në Sllatinë.

Jaha i Prishtina Racing Team, me BMW pati kohën prej 01:34.559 minuta, duke u renditur në pozitën e parë, derisa përcjellësi më i afërt i tij ishte Belkim Fazliu i AK Prizreni D&G, i cili me Renault Megane RS u vonua për 01.819 sekonda në krahasim me fituesin.

“Gara ishte mjaft e fortë, ndërsa për mua ishte hera e parë që po e drejtoj këtë veturë. Gjithsesi jam i kënaqur me rezultatin dhe pres që edhe në vazhdim të kampionatit të arrij rezultate të mira”, është shprehur Jaha.

Podiumi i fituesve u plotësua me Jeton Qerimin e Prishtina RT, i cili me BMW pati kohë prej 01:37.463 minuta.

Rezultatet: Klasa 1 (deri 1200 ccm – Grupi 1) 1.Belkim Fazliu (Fiat – Prizreni D&G) 01:42.641 2.Muzafer Beka (Opel Corsa – Eurogoma RT) 01:53.090 3.Valdet Ilazi (Renault Twingo) 02:21.520 Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm- Grupi 1) 1.Drilon Ahmeti (Opel Corsa – Gjakova 137) 02:02.487 Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463 2.Gjengiz Hajrullahu (Opel Kadet – N/A) 01:47.139 3.Besart Makolli (Opel Vectra – Drenica) 01:54.349 Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2) 1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:39.374

2.Endrit Reshani (Audi A4 – Vjosa) 01:40.355 3.Altin Avdiu (Golf II – Vjosa) 01:45.754 Klasa 7 (deri 1200 ccm – Grupi 3) 1.Enis Bajraktari (Yugo –Prishtina RT) 01:37.837 Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3) 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559 2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378 3.Leutrim Rexhepi (Golf III – Ferizaj) 01:37.392 Plasmani i përgjithshëm: 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 01:34.559 2.Belkim Fazliu (Renault Megane – Prizreni D&G) 01:36.378 3.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 01:37.463

Plasmani ekipor: 1.Prishtina RT 60 pikë 2.Prizreni D&G 43 3.Vjosa 12.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat