Mick Schumacher e voziti Ferrarin me të cilin babai i tij e fitoi titullin në vitin 2004

Formula 1

Mick Schumacher e voziti Ferrarin me të cilin babai i tij e fitoi titullin në vitin 2004

Më: 14 shtator 2020 Në ora: 00:14
Mick Schumacher

Ferrari e ka festuar garën e 1.000 në Formula 1 duke i kërkuar Mick Schumacherit që ta voziste bolidin e babait të tij, Michael, me të cilin e fitoi titullin e botës në vitin 2004.

Ylli i Formula 2 e nderoi babanë e tij legjendar duke e drejtuar Ferrarin e tij përgjatë pistës së Mugellos para fillimit të garës për Çmimin e Madh të Italisë në Toskanë.

I veshur me simbolet e kuqe të skuderisë italiane, Mick e voziti bolidin me të cilin në Kampionatin Botëror të vitit 2004, Michael Schumacher kishte fituar 13 nga 20 garat e atij sezoni.

“Ka qenë ëndërr e kamotshme për mua që ta vozis këtë veturë. E kam vozitur bolidin në Hockenheim në vitin e kaluar, por ta vozisja në Mugello në kushte pa shi, ka qenë një nder absolut”, ka thënë Mick pasi e përfundoi vozitjen.

Ndryshe, Schumacher vazhdon të luftojë për jetën e tij pas aksidentit të tmerrshëm që e pësoi duke skijuar para shtatë vitesh.

Michael ka pësuar një lëndim trunor në dhjetor 2013 kur e gishte goditur kokën në gur në Alpet Franceze. Ai ka qëndruar një kohë të gjatë në koma, ndërsa tash thuhet se është zgjuar, edhe pse nuk ka shumë informacion për gjendjen e tij shëndetësore. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat