Schumacher shijon F1 në pistën e shtëpisë

Formula 1

Schumacher shijon F1 në pistën e shtëpisë

Më: 15 shtator 2020 Në ora: 12:41
Schumacher shijon F1 në pistën e shtëpisë

Këtë fundjavë botërori 2020 i Formula 1 do të zbresë në pistën gjermane të Nurburgring dhe protagonist në provat e lira të ditës së premte mund të jetë edhe gjermani Mick Schumacher. Piloti 22-vjeçar, djali i legjendës Michael Schumacher, aktualisht është lider i botërorit të Formula 2 me makinën Prema.

Gjithsesi, në pistën e shtëpisë ai mund të prekë realitetin e asaj që në ndodh në Formula 1.

Sipas mediave italiane, Mick Schumacher, pjesë e Akademisë Ferrari, mund të testojë gjatë provave të lira një makinë që përdor pikërisht motorin Ferrari: Alfa Romeo ose Haas.

Piloti i ri gjerman e ka provuar një herë makinën Alfa Romeo, në fund të sezonit të kaluar, por asnjëherë gjatë një fundjave garash. Pritet që Mick vitin tjetër të debutojë në Formula 1 pikërisht me një nga këto dy makina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat