Hamilton i shpëton dënimit për fanellën “Arrestojini policët që e vranë Taylorin”

Formula 1

Hamilton i shpëton dënimit për fanellën “Arrestojini policët që e vranë Taylorin”

Më: 16 shtator 2020 Në ora: 10:40
Lewis Hamilton

Nuk do të ketë asnjë hetim dhe asnjë dënim nga FIA (Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit) karshi Lewis Hamilton, për fanellën që britaniku kishte veshur ditën e diel para dhe gjatë garës së Çmimit të Madh të Toskana në Formula 1 (pista e Mugello).

“Arrestojini policët që e vranë Breonna Taylor”, ishte mesazhi i shkruar nga Hamilton në fanellën që mbante të veshur para garës dhe më pas në podium. Një zëdhënës i FIA tha se nuk është hapur asnjë hetim, pas konsultimeve që janë bërë me vetë pilotin dhe Mercedes.

“Unë nuk do ta ndal kurrë betejën time ndaj padrejtësive raciale. Falënderoj të gjithë ata që më mbështesin në këtë betejë. Ne duhet të sfidojmë botën në të gjitha nivelet e padrejtësisë, jo vetëm në ato raciale”, tha Hamilton.

FIA kishte frikë se mos mesazhi i Hamilton kishte karakter politik, ndaj fillimisht mendoi të niste një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat