Mund të largohet nga Mercedes

Formula 1

Mund të largohet nga Mercedes

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:04
Mund të largohet nga Mercedes

Toto Wolff, njeriu që projektoi suksesin e padiskutueshëm të makinës Mercedes në vitet e fundit në Formula 1, mund të largohet nga detyra e drejtorit sportiv në fund të këtij sezoni, kur dhe i skadon kontrata. Shpesh është përfolur se ai mund të shkojë te Aston Martin, për të nisur një cikël të ri, por Wolff bën me dije se edhe mund të tërhiqet.

“Jam përgjegjës për 2 mijë persona: 1 mijë vetë i përkasin asaj që ndodh në pistë dhe 1 mijë të tjerë punojnë në fabrikë. Përse duhet t’i përballoj i vetëm gjithë këto përgjegjësi. Në 8 vitet e fundit kam dhënë gjithçka”, tha Wolff.

“Shpesh pyeses veten:

A është e gjithë kjo e përballueshme nga një njeri i vetëm? Po familja? Po shëndeti im? Kam vuajtur shumë problemet me migrenën kohët e fundit, gjë që nuk më kishte ndodhur më parë. Praktikisht, truri im nuk ka momente pushimi, pasi është gjithnjë nën presion. Mendoj se të gjithë kemi një datë skadence. Për mua ky është një moment reflektimi për të ardhmen”, tha Toto Wolff.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat