Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna

Formula 1

Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 15:31
Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna

Pilotët spanjollë dominojnë në Emiglia-Romagna, Dovizioso ruan kryesimin.

Dominim spanjoll në Çmimin e Madh të Emiglia Romagna-s në Moto GP, me Maverick Vinales që ia doli të triumfojë me Yamahën e tij, duke lënë pas krahëve dy patriotët e tij, Joan Mir me Suzuki dhe Pol Espargaro me KTM.

Kjo ishte “tripleta” e parë spanjolle e sezonit, një festë që u bë e mundur nga gabimi i italianit Francesco Bagniaia, i cili ishte në kryesim dhe shumë pranë fitores së parë në karrierë, para se të rrëzohej 7 xhiro nga fundi i garës.

Garë për t’u harruar edhe për Valentino Rossin, i cili u tërhoq, ndërsa vetëm vend i tetë për Andrea Dovizioson me Ducati, por mjaftueshëm sa për të ruajtur ende kryesimin e renditjes së përgjithshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat