Asgjë nuk e ndalon Hamiltonin: Një triumf larg rekordit historik të Schumacherit

Formula 1

Asgjë nuk e ndalon Hamiltonin: Një triumf larg rekordit historik të Schumacherit

Më: 21 shtator 2020 Në ora: 13:32
Hamilton

Lewis Hamilton ka thënë se të qenit afër barazimit të rekordit të Michael Schumacherit për të duket si një gjë jo reale, pasi që është vetëm një fitore larg.

Ylli i Formula 1 do të garojë në çmimin e madh të Rusisë në këtë javë, ndërsa është vetëm një fitore larg për të barazuar rekordin e legjendës gjermane për më së shumti triumfe në garën automobilistike.

Hamilton e arriti fitoren e 90-të në Mugello, duke qëndruar kështu vetëm një larg Schumacherit që ka 91 dhe këtë gjë e kishte arritur në vitin 2006.

Por, Hamilton është në rrugë të mbarë që të bëhet vozitësi më i mirë në histori të Formula 1, për të lënë kështu pas gjermanin.

“Mua më duket si diçka jo reale”, ka thënë Hamilton për mundësinë që të barazojë rekordin e Schumacherit.

“Për mua është një privilegj që të jem në një nivel me legjendën e Formula 1, por më duhet të pranojë se puna e madhe dhe me stafin që kam punuar, i kam arritur këto gjëra”.

“Por, asnjëherë nuk e kam menduar se do të jem këtu, kjo është e sigurt. Jam i lumtur që po i festoj këto suksese me stafin dhe familjen time”, ka shtuar më tej Hamilton.

Dy legjendat e Formula 1 janë të pakonkurrencë, pasi në vendin e tretë është Sebastian Vettel me 53 fitore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat