Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon ritëm të përshpejtuar

Formula 1

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon ritëm të përshpejtuar

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:46
Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon ritëm të përshpejtuar

Kampionati i Kosovës në automobilizëm vazhdon ritëm të përshpejtuar, pas ndërprerjes që e pati për shkak të krijuar nga pandemia.

Në këtë fundjavë, në Zym, zhvillohet gara e katërt e disiplinës malore, e cila pritet me mjaft interesim, për shkak të konkurrencës së madhe dhe rëndësisë së pikëve për garuesit, që synojnë plasman sa më mirë në renditjen përfundimtare.

Të shtunën, nga ora 09:00-11:30 bëhet paraqitja në garë, verifikimi i dokumentacionit dhe kontrolli teknik i veturave.

Pas procedurave tjera të zakonshme, nga ora 13:00 është paraparë vozitja e parë kualifikuese, ndërsa 30 minuta pas përfundimit të saj fillon vozitja e dytë.

Ndërsa, të dielën paraqitja në garë bëhet në intervalin 10:00-10:30, mbyllja e shtegut për veturat civile bëhet në orën 11:00, derisa gara zyrtarisht fillon në orën 12:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat