Hamilton i parafundit, Ferrari sërish dobët

Formula 1

Hamilton i parafundit, Ferrari sërish dobët

Më: 25 shtator 2020 Në ora: 15:52
Hamilton i parafundit, Ferrari sërish dobët

Kanë nisur në pistën ruse të Sochi provat e lira të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Rusisë në Formula 1.

Valtteri Bottas me Mercedes ka qenë më i shpejti në sesionin e parë, duke dhënë kohën 1’34”923. Krejt e kundrta situate me shokun e tij të skuadrës, Leëis Hamilton, që bëri shumë pak xhiro dhe u rendit i parafundit (vendi 19).

Surprizë vendi i dytë i australianit Daniel Ricciardo me Renault, që la pas Max Verstappen me Red Bull. Në “top-5” edhe dy makinat Racing Point, me Sergio Perez dhe Lance Stroll.

Dobët u paraqit në këtë sesion të parë makina Ferrari, që u klasifikua në vendin e nëntë me Sebastian Vettel, 1.4 sekonda më i avashtë se Bottas. Ndërsa Leclerc u rendit në vendin e 11-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat