Hamilton “pole” edhe në Rusi

Formula 1

Hamilton “pole” edhe në Rusi

Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:22
Hamilton “pole” edhe në Rusi

Lewis Hamilton do të niset i pari në Çmimin e madh të Rusisë, ku do të kërkojë një tjetër fitore për të barazuar numrin e sukseseve të legjendës gjermane Michael Schumacher.

Piloti britanik rrezikoi që të mos kualifikohej për në sesionin e fundit të provave zyrtare, pasi kur duheshin edhe 2 minuta nga fundi i sesionit, Hamilton ishte ende pa kohë të regjistruar pasi në xhiron e tij të shpejtë kishte kaluar limitin e pistës dhe koha iu fshi. Britaniku e nisi xhiron e shpejtë 1 sekondë përpara se të përfundonte sesioni dhe arriti që të kualifikohej për më tej.

Më pas, në Q3 anglezi i Mercedesit regjistroi kohën 1’31″304, 6 të dhjetat më i shpejtë sesa Max Verstappen me Red Bull, i cili la pas Mercedesin tjetër të Valtteri Bottas.

Vijojnë performancat zhgënjyese të makinave Ferrari, pasi edhe në Rusi dy “kokëkuqet” mbetën jashtë 10-shes së parë, me Leclerc që vendosi vetëm kohën e 11 më të mirë dhe Vettel që u rendit i 15-i.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat