Botas fiton në Sochi 

Formula 1

Botas fiton në Sochi 

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 15:29
Botas fiton në Sochi 

Bottas fiton në Sochi të Rusisë, Hamilton e mbyll i treti. Zhgënjen sërish Vettel!

Walteri Bottas e ka kaluar i pari finishin në garën e Formula 1, për çmimin e madh të Sochit. Në vendin e dytë u rëndit Maks Verstapen, ndërsa në të tretin piloti britanik Lewis Hamilton.

Zhgënjeu Vettel që e përfundoi garën në vendin e 13-të, ndërsa piloti tjetër i Ferrarit, Leclerc e mbylli garën në vendin e 6-të.

Në pistë gjatë garës u fut edhe makina e sigurisë, pas përplasjes së Stroll dhe Sainz me dy pilotët që dolën jashtë gare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat