Kalenderi fiton garën në Zym

Formula 1

Kalenderi fiton garën në Zym

Më: 27 shtator 2020 Në ora: 18:41
Kalenderi fiton garën në Zym

Liridon Kalenderi e ka fituar garën që u zhvillua sot në Zym, ka thyer rekord në klasën e tij dhe e ka siguruar titullin e kampionit për kampionatin e sivjetmë të Kosovës në automobilizëm.

Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, deri te fitorja e sotme arriti me kohën e përgjithshme prej 03:07.759 minuta (duke llogaritur të dyja vozitjet), ndërsa kohën më të mirë e pati në vozitjen e dytë (01.33.826 minuta) me të cilën edhe vendosi rekord në klasën e tij.

“Realisht është garë më pak atraktive se ajo në Brezovicë, me shteg më të shkurtër e me më pak kthesa, por që gjithsesi i pati edhe rreziqet e veta. Sidoqoftë, jam i kënaqur me rezultatin e arritur. Ka mbetur edhe gara në Gjakovë dhe shpresoj që edhe atje të shkojë gjithçka në mënyrën më të mirë”, ka thënë Kalenderi pas fitores.

Pozita e dytë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Përparim Dushi, po ashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në krahasim me fituesin pati vonesë prej 03.299 sekonda.

Në podiumin e fituesve u gjend edhe Valon Rexhepi, i cili me Opel Astra pati kohën prej 03:23.793 minuta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat