Vendim i papritur

Formula 1

Vendim i papritur

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 11:04
Vendim i papritur

Motori japonez Honda ka vendosur të braktisë botërorin e Formula 1 në fund të vitit 2021. Lajmin e konfirmoi marka japoneze përmes një komunikate për mediat.

Një vendim i papritur, një “rrufe në qiell të hapur” që ka befasuar të gjithë, pasi prish mjaft ekuilibrat e skuadrave të Formula 1. Më të prekura nga ky vendim janë Red Bull dhe Alpha Tauri, që përdorin motorin Honda.

Honda ka hyrë si motor në Formula 1 në vitin 2015, kur nisi bashkëpunimin me McLaren, por pa shumë sukses. Këtë vit ajo vendosi të bashkëpunojë me Red Bull dhe makinën e saj satelit, Alpha Tauri, që nga viti 2022 do të jenë në kërkim të një motori të ri.

Gjithsesi, sot Honda vendosi të mbyllë para kohe projektin e saj, duke hequr dorë nga revolucioni teknik dhe ekonomik që do të zbatohet nga viti 2022 në Formula 1.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat