Ja kush është më i miri për Alonso

Formula 1

Ja kush është më i miri për Alonso

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 15:07
Ja kush është më i miri për Alonso

Lewis Hamilton është vetëm një një hap larg rekordit të 91 fitoreve që ka arritur në karrierën e tij Michael Schumacher. Ky rekord mund të barazohet në garën e ardhshme, në Nurburgring (Gjermani), madje mund të kalohet në këtë sezon. Hamilton po projektohet gjithashtu edhe drejt fitimit të titullit të 7-të kampion bote në Formula 1, duke barazuar rekordin e Schumacher.

Hamilton është duke shkruar historinë e këtij sporti, por për Fernando Alonso legjenda gjermane është një hap përpara. Alonso ka patur mundësinë të duelojë me të dy pilotët. “Kush është më i vështiri? Vështirë ta thuash, pasi janë dy epoka të ndryshme dhe makina të ndryshme”, tha Alonso.

“Kujtoj Michael si një pilot të vështirë për ta mundur, piloti me talentin më të madh. Lewis është i mjaft i zoti, më i miri i gjeneratës së tij.

Gjithsesi, ai nuk e fitoi titullin kampion me McLaren, kur ishte edhe Jenson Button. Gjithashtu, edhe Nico Rosberg u shpall kampion bote me Mercedes, me Lewis shok skuadre. Këto gjëra nuk i kanë ndodhur kurrë Michael. Ai fitonte gjithnjë. Për mua, Michael është një hap përpara”, tha Alonso.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat