Në Ferizaj vazhdon Kampionati i Kosovës

Formula 1

Në Ferizaj vazhdon Kampionati i Kosovës

Më: 2 tetor 2020 Në ora: 17:15
Në Ferizaj vazhdon Kampionati i Kosovës

Të dielën, në Ferizaj, vazhdon Kampionati i Kosovës në automobilizëm, ndërsa në radhë është gara e tretë në disiplinën e auto sllallomit, në konkurrencën e femrave dhe të meshkujve.

Gara pritet me interesim të madh duke marrë parasysh konkurrencën për renditje sa më të mirë në plasmanin përfundimtar.

Paraqitja në garë bëhet prej orës 09:00-10:30, për të vazhduar më pas me verifikimin e dokumentacionit dhe kontrollin teknik të veturave.

Pas procedurave tjera të zakonshme, vozitjet testuese fillojnë në orën 12:00, ndërsa 15 minuta pas përfundimit të tyre, fillon gara zyrtare në konkurrencën e femrave.

Auto Klubi Ferizaj në bashkëpunim me Federatën e Auto Sportit të Kosovës (FASK) i kanë marrë të gjitha masat për rrjedhë sa më të mirë të garës.

Policia e Kosovës, Ndihma e Shpejtë (QKMF Ferizaj) dhe Brigada e Zjarrfikësve do të jenë aty për të asistuar në çdo eventualitet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat