Valon Jaha pa konkurrencë në auto sllallom

Formula 1

Valon Jaha pa konkurrencë në auto sllallom

Më: 4 tetor 2020 Në ora: 23:31
Valon Jaha pa konkurrencë në auto sllallom

Valon Jaha ka shkëlqyer në garën që të dielën e u mbajt në Ferizaj në disiplinën e auto sllallomit. Jaha i Prishtina RT me BMW e tij shtegun e gjatë prej 1.5 kilometra e kaloi për kohën 02:33.094 minuta (duke llogaritur dy vozitjet) dhe pa e shkaktuar asnjë penallti. Valoni ishte për 11.845 sekonda më i shpejtë se Besfort Bunjaku, i cili doli i dyti në plasmanin e përgjithshëm.

“Edhe gara e sotme ishte mjaft e mirë. Interesimi i pjesëmarrësve dhe dashamirëve të automobilizmit i madh, ndërsa edhe rivaliteti i theksuar. Është një disiplinë që përveç shpejtësisë kërkon edhe teknikë dhe përqendrim maksimal, sepse një gabim i vogël mund të kushtojë shumë në rezultat.

Sidoqoftë, jam i kënaqur me fitoren dhe shpresoj që edhe në të ardhmen të vazhdoj me rezultate të tilla”, ka thënë Jaha pas fitores.

Image

Në pozitën e tretë në plasmanin e përgjithshëm u rendit Faton Rama i Eurogoma RT, i cili me Renault Clio, në krahasim me fituesin u vonua për 12.439 sekonda. Në konkurrencën ekipore e para u rendit Prishtina RT me 60 pikë, para Prizrendi D&G me 50 dhe Ferizajt me 37 pikë.

Rezultatet: Klasa 2 (mbi 1200-1600 ccm – Grupi 1) 1.Lëndrim Dogani (Audi A3 – Prizreni D&G) 02:54.498

2.Belkim Fazliu (Fiat 500 – Prizreni D&G) +08.558

3.Diellon Kelmendi (Golf VII – Vjosa) +30.678

Klasa 3 (mbi 1600 ccm – Grupi 1) 1.Jeton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:48.818 2.Bashkim Memaj (Subaru – Prizreni D&G) +11.478 4.Ragip Sokoli (BMW Z4 – Ferizaj) 13.791 Klasa 6 (mbi 1600 ccm – Grupi 2) 1.Driton Qerimi (BMW – Prishtina RT) 02:52.097 2.Ardrit Namligjiu (Opel Astra – Prishtina RT) +15.407 3.Drilon Krasniqi (Opel Vectra – Drenica) +17.654 Klasa 7 (deri 1600 ccm – 3) 1.Enis Bajraktari (Yugo – Prishtina RT) 02:57.660 Klasa 8 (mbi 1200 – 1600 ccm – Grupi 3) 1.Hysen Iseni (Peugeot 106 – Ferizaj) 02:58.524 Klasa 9 (mbi 1600 ccm – Grupi 3) 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.094 2.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.845 3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439 Plasmani gjeneral: 1.Valon Jaha (BMW – Prishtina RT) 02:33.094 2.Besfort Bunjaku (Opel Astra – Ferizaj) +11.845 3.Faton Rama (Renault Clio – Eurogoma RT) +12.439.

Plasmani ekipor:

1. Prishtina RT 60 pikë|

2. Prizreni D&G 50 pikë. 

3. Ferizaj 37 pikë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat