Vettel: Është një pistë interesante, me shumë kthesa

Formula 1

Vettel: Është një pistë interesante, me shumë kthesa

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 14:26
Vettel: Është një pistë interesante, me shumë kthesa

Pas dy javësh pushim, botërori 2020 i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në pistën gjermane të Nurburgring, në shtëpinë e Sebastian Vettel. Piloti i Ferrarit është i vetëdijshëm që edhe në këtë garë nuk mund të bëjë asgjë për fitoren, pasi pranon se njëvendëshja italiane nuk ka forcën e duhur për ta bërë këtë gjë.

“Për mua është një kënaqësi të garoj në këtë pistë, që në fillim nuk ishte planifikuar në kalendar. Është një pistë interesante, me shumë kthesa me shpejtësi mesatare, që vënë në dukej aftësitë e makinës. Ndaj për ne do të jetë e vështirë të jemi kompetitivë në këtë pistë”, tha Vettel.

“Mendoj se edhe në këtë garë do të jemi në grupin e makinave që do të pozicionohen në mesin e renditjes.

Kjo gjë të dhemb, sidomos kur piloton një Ferrari, por kaq janë mundësitë tona edhe pse jap maksimumin në pistë. Gjithsesi, çdo sekondë do të bëjë diferencën, ndaj mund të arrijmë diçka pozitive”, tha Vettel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat