Alonso: Është speciale të pilotosh një Ferrari

Formula 1

Alonso: Është speciale të pilotosh një Ferrari

Më: 7 tetor 2020 Në ora: 17:37
Alonso: Është speciale të pilotosh një Ferrari

Fernando Alonso do të rikthehet sezonin e ardhshëm në Formula 1. Për 5 sezone me radhë (2010-2014) ai pilotoi makinën Ferrari dhe iu afrua titullit kampion në dy raste. Ai i la vendin Sebastian Vettel, që do të largohet nga “kokëkuqja” në fund të këtij sezoni, ashtu si Alonso, pa fituar ndonjë titull kampion.

Edhe pse dy kampionë ata nuk mundën të triumfojnë me makinën italiane.

“Të gjithë vijmë te Ferrari me pritshmëri të madhe, pasi është skuadra legjendare e Formula 1. Është speciale të pilotosh një Ferrari. Edhe pse nuk fitova asnjë titull, ishte një përvojë pozitive për mua. Mendoj se edhe Sebastian, ashtu si unë, do të ketë kujtime të mira nga kjo aventurë”, tha Alonso.

“E përbashkëta mes nesh është se të dy pilotuam një makinë, që nuk ishte e duhura për të fituar titullin kampion. Ferrari që unë dhe Vettel pilotuam nuk kishte kapacitetin e duhur në momentin e duhur. Ndonjëherë nuk ke fat, ndonjëherë shansi të ikën nga duart për asgjë. Ky është sporti”, tha Alonso.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat