Provat e lira anulohen prej shiut e mjegullës

Formula 1

Provat e lira anulohen prej shiut e mjegullës

Më: 9 tetor 2020 Në ora: 13:04
Provat e lira anulohen prej shiut e mjegullës

Organizatorët e garës së Çmimit të Madh të Gjermanisë në Formula 1, që zhvillohet ditën e diel në pistën e Nurburgring, kanë vendosur të anullojnë sesionin e parë të provave të lira. Ky sesion duhej të ishte zhvilluar sot paradite (e premte, ora 11:00).

Moti i keq, me shi dhe mjegull si dhe temperaturat e ulta, e kanë bërë të pamundur zhvillimin normal të këtij sesioni. Organizatorët kanë pritur deri në mesditë dhe anulluan provat, pasi helikopteri mjekësor nuk ka patur mundësi të ngrihej nga toka për shkak të mjegullës.

Sot, në këtë sesion të provave të lira, duhej të debutonte në Formula 1 Mick Schumacher, djali i Michael Schumacher. Ai do të provonte makinën Alfa Romeo të Giovinazzi, por tashmë ky shans humbi.

“Mëkat, pasi Mick ishte përgatitur shumë, por ky është fati. Do të programojmë bashkë me Ferrarin një moment të dytë për Mick që të garojë në Formula 1”, thanë drejtuesit e Alfa Romeo.

Edhe sesioni i dytë, që nis në orën 15:00 është në dyshim prej kushteve atmosferike, që do të jenë të paqëndrueshme gjatë gjithë fundjavës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat